DYLON

Majlinda Kelmendi nominohet në “Global Woman Summit”

Majlinda Kelmendi nominohet në “Global Woman Summit”
Avatar photo Elife Sherifi

Më 7 gusht të vitit 2016, Majlinda Kelmendi u bë kosovarja e parë që arrin të fitojë medalje të artë në Lojërat Olimpike, pas triumfit në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero.

Për këtë dhe shumë suksese të tjera, Majlinda Kelmendi është njëra ndër pesë gratë kosovare të nominuara për çmimin e gruas me më së shumti ndikim në Kosovë nga Samiti Global i Gruas.

“Majlinda Ismet Kelmendi është xhudiste kosovare dhe kampione e dyfishtë botërore me dy tituj evropian. Ajo garon në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë”, shkruhet në përshkrimin e Kelmendit në Global Woman Summit.

EkoHigjiena

“Në vitin 2014, Majlinda e kryesoi listën e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Lista e Prestigjit Botëror. Ajo u dekorua nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga”, thuhet me tej.

Përveç Majlinda Kelmendit, të nominuara për këtë çmim janë edhe Mirlinda Kusari – Purrini, Zana Krasniqi, Mimoza Thaqi dhe Adelina Ismaili.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.