Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami kanë hyrë në formacionin më të mirë të kësaj jave në Zvivër. Lenjani ishte protagonist në fundjavë ndaj Zyrihut me një gol spektakolar, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte 3-1.
Ndërsa, Pajtim Kasami realizoi dy golat e tjerë për Sionin duke kontribuar te ky sukses i rëndësishëm.
Ndërkohë, në formacionin e zhgënjimeve të javës ka përfunduar si rrallëherë Benjamin Kololli. Arsyeja është ajo penallti e humbur ndaj Sionit, ku ai goditi pjesën e jashtme të shtyllës.