Skuadra gjilanase, FC Drita nuk e ka arritur finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi ka pësuar humbje në ndeshjen e kthimit ndaj Prishtinës (0:1), ndërkohë që ballafaqimi i parë kishte përfunduar pa gola.
Ishte kjo ndeshja kthyese e gjysmëfinales të Kupës së Kosovës në Futboll, që Drita e humbi në minutat e vazhdimit, fatkeqësish nga një autogol, pasi Dabiqaj dërgoi topin në rrjetën e skuadrës së tij. Loja në kohë të rregullt kishte përfunduar pa gola dhe vazhdimet e prodhuan vetëm këtë autogol për 0:1, që ishte edhe epilogu i këtij takimi, i cili përcaktoi finalistin, skuadrën nga kryeqendra.
Prishtina në finale do të ballafaqohet me skuadrën e Ballkanit, pasi ajo sot luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por se e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 0-1.
Ndërsa, Dritës i mbetet të fokusohet në ndeshjet e mbetura në Superligë, për të vazhduar garën për titull, apo daljen në Evropë, /2LONLINE/