DYLON

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për veprat dhënie ryshfeti dhe marrje ryshfeti

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për veprat dhënie ryshfeti dhe marrje ryshfeti
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas pranimit të informacioneve mbi dyshimet se dy persona të dyshuar kanë konsumuar veprat penale Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet operative dhe hetimore në terren të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarve të lartcekur.

Me datë 24.04.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë jug, janë informuar se një zyrtar-inspektor i ATK-së dyshohet se mund të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare, ku gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në terminalin Doganor në Mitrovicë dyshohet se nga një qytetar/palë në procedurë ka pranuar një shumë të hollash.

EkoHigjiena

Gjatë punës operative dhe hetimore në bashkëpunim edhe me zyrtarë të Policisë Kufitare, në hapësirat e terminalit Doganor në Mitrovicë janë siguruar dëshmitë se i dyshuari mashkull me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit, i kishte ofruar para të gatshme zyrtarit të ATK-së të cilat i janë gjetur në xhepin e tij dhe të njëjtat i janë sekuestruar përkohësisht si provë materiale relevante për veprën penale.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencën e avokatëve, ku pas përfundimit të intervistave është njoftuar prokurori kompetent, i cili të dyshuarve u ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.