DYLON

Iu dha lamtumira e fundit Isuf Ajetit, kreu i FFK-së vlerëson lart kontributin e tij 

Iu dha lamtumira e fundit Isuf Ajetit, kreu i FFK-së vlerëson lart kontributin e tij 
Avatar photo Redaksia

Sot në fshatin Llovcë të Gjilanit iu dha lamtumira e fundit Isuf Ajetit, veprimtar, avokat dhe bashkëpunëtor i shquar shumëvjeçar i FFK-së. Në ceremoninë e varrimit i pranishëm ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe pjesëtarë të shumtë të komunitetit të futbollit.

I pari i FFK-së e vlerësoi lart figurën dhe profesionalizmin Ajetit gjatë dy dekadave të punës në FFK. Ai tha se Isufi ishte njeri i mirë shumë i arsyeshëm dhe i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për çdo rast që federata kishte nevojë.

EkoHigjiena

“Isufi ishte një jurist profesionist dhe praktik. E ka përdorur logjikën, përvojën dhe profesionalizmin e tij për të hartuar aktet tona normative, rregulloret dhe vendimet e FFK-së ndër vite. Ai ishte këshilltar i imi juridik dhe i FFK-së, por edhe pjesë e shumë komisioneve, duke bërë një punë të madhe”, ka thënë Ademi.

Ai i shprehu ngushëllime familjes dhe farefisit të Isuf Ajetit në emër të komunitetit të futbollit, teksa tha se atë do ta kujtojmë gjithmonë si një profesionist e njeri me virtyte të larta.


“Ai do të jetojë me FFK-në përmes veprave të tij, rregulloreve të hartuara, por edhe përmes djalit të tij, Iliazit, i cili me sukses po e kryen profesionin e gjyqtarit të futbollit”, ka shtuar Ademi.

Isuf Ajet i ndërroi jetë dje, teksa ishte pjesë e FFK-së që nga viti 2003, si kryetar e anëtar i Komisionit të Garave, por edhe i komisioneve juridike. Përveç kontributit të tij në futboll, Isuf Ajeti u dallua edhe si veprimtar për liri e pavarësi, ish-drejtor i Fondit Pensional dhe avokat i suksesshëm, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.