Skuadra futbollistike Drita nga Gjilani humbi ballafaqimin e saj ndaj skuadrës së Feyenoord-it në minutën e fundit të takimit, duke u eliminuar kështu nga Conference League. Rezultati final i këtij takimi në Roterdam ishte 3 me 2, ndërkohë që takimi i parë në Prishtine pat përfunduar me rezultat të barabartë, pa gola.
Lojtarët e skuadrës bardh e kaltër ndonëse humbën takimin dhe u eliminuan megjithatë treguan një paraqitje shumë të mirë, sidomos në pjesëlojën e parë kur nga disavantazhi përmbysën rezultatin, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Edhe në pjesëlojën e dytë skuadra gjilanase luajti mirë deri në fund të takimit dhe kur ndeshje u duk se po shkonte drejt vazhdimeve, në minutat e fundit Drita u tregua e pafat pasi pësoi gol.
Përndryshe, të parët shënuan holandezë në minutë ne 7-të përmes Til, për tu barazuar rezultati dhe për të kaluar në avantazh skuadra e Dritës, edhe atë fillimisht shënoi Simonovsiki në minutën e 12-të e pastaj Fazliu në të 16-tën.
Rezultatin e barazoi sërish Til në minutën e 68, e i njëjti lojtar shënoi edhe për herë të tretë në minutën e fundit të kohës së rregullt, për rezultatin 3 me 2, i cili mbeti i tillë deri në fishkëllimin e fundit të gjyqtarit të këtij takimi, transemton 2LONLINE.com.
Pra, Drita ishte afër për ta shkruar historinë por fati nuk ishte në anën e saj, megjithatë skuadra gjilanase me superparaqitjen e sontme është një tregues se futbolli kosovar është duke shkuar në rrugë të mbarë, në garat ndërkombëtare. /2LONLINE.com/