Vetaksident trafiku me fatalitet

Vetaksident trafiku me fatalitet

Policia e Rajonit të Gjilanit ka bërë të ditur se sot me 29 korrik 2021 rreth orës 11:36  në fshatin Sllatinë e Ulët, komuna Viti, ka ndodhur një vetaksident trafiku me fatalitet.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se një veturë në lëvizje e sipër ka humbur kontrollin dhe dyshohet se e ka goditur një mur skaj rruge, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente të Gjilanit.

“Edhe për kundër ndihmës së ofrua mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen një femre që ndodhej në veturë, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident. Drejtuesja e automjetit pas tretmanit mjekësor në spitalin e Gjilanit lirohet, por me urdhër të prokurorit ndalet në qendrën e ndaljes për 48 orë, gjersa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për t’i ditur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. /2LONLINE.com/

KOMENTE