Kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra Kushtrim Kadriu me bashkëpuntorë pritën në takim përfaqësuesit e fshatit Ramabuqë të Bujanocit, të cilët jetojnë në Gjilan.
Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan tha se gjatë këtij takimi me përfaqësuesit e fshatit Ramabuqë, u diskutua për problemet me dokumentet e identifikimit qè po i preokupojnë këta qytetarë si dhe për problemet e tjera.
Sipas tij, banorët u informuan për angazhimin që po bëhet në Lëvizjen “Vatra” dhe në Zyrën për Preshevë, Medvexhë e Bujanoc, për zgjidhjen e këtyre prolemeve dhe për mënyrat e fitimit të shtetësisë.
Mehmeti ka thenë se gjithashtu banorët shprehën pakënaqësinë edhe me shlyerjen nga e drejta për shtetësi që po bëhet në evidencat e gjendjes civile në malësinë e Bujanocit nga pushteti serb.
Për fund, banorët e fshatit Ramabuqë falënderuan Lëvizjen “Vatra” për angazhimin që po bënë, ka thenë Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan