DYLON

Komuna e Gjilanit përkujton martirët e Lladovës në 18-vjetorin e rënies

martirët e fshatit Lladovë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka përkujtuar sot shtatë martirët e fshatit Lladovë, të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe 18 vite më parë.

Fillimisht, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtorët komunalë, kanë bërë homazhe tek lapidari i martirëve, për të vazhduar më pas në tubimin përkujtimor, në të cilin morën pjesë edhe institucione tjera, përfshirë Bashkësinë Islame, policinë, përfaqësues nga famijet e dëshmorëve dhe martirëve, sikurse edhe kampioni i botës në boks (WBF), Erzen Rrustemi.

Kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, gjatë adresimit para të pranishmëve, ka thënë se shtatë martirët e Lladovës dhe të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e kombit ranë për të mos vdekur kurrë dhe u bënë shkas që Kosova ta fitojë lirinë.

EkoHigjiena

“Dëshira e këtyre martirëve ka qenë që ne të jemi shtet i formuar dhe i suksesshëm dhe këtë besoj që po e bëjmë. Falë këtyre martirëve dhe sacrifices së mijëra dëshmorëve dhe heronjve, ne sot jetojmë të lirë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjeve të të rënëve”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

Një fjalë përshëndetëse e pati edhe kampioni i botës së boks, Erzen Rrustemi, i cili tha institucionet shtetërore bashkërisht duhet të punojnë shumë për të mirën e përgjithshme, në mënyrë që këta martirë të pushojnë në paqe.

Ndërkaq, në emër të fshatit Lladovë, të pranishmit i ka falënderuar arsimtari Selim Sherifi, duke thënë se pjesëmarrja kaq masive e qytetarëve dhe institucioneve, e ka bërë këtë tubim edhe më madhështor.

Më pas, është mbajtur një program i pasur kulturor-artistik, i përgatitur nga nxënësit e shkollës së Lladovës.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.