DYLON

Kadriu: Në Gjilan më mirë hyni me helikopter se për toke, pak problem

Kadriu: Në Gjilan më mirë hyni me helikopter se për toke, pak problem
Avatar photo Redaksia

“Duke parë hyrje- daljet e Gjilanit të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë më një vend të sapo dalë nga lufta. Gropa gjithandej, rërë, puseta të hapura, gjysmë asfalt, pluhur saharian, baltë e çka jo tjetër. Mungojnë vetëm luftimet. Nuk e di a je tu hy në Falluxha a në Gjilan”, thotë Kushtrim Kadriu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vatra.

Sipas tij, Prishtinë- Gjilan, autostrada kërkah, punimet janë ndërprerë moti, pushteti i VV-së, si ai lokal si ai qendror nuk e dinë a përfundohet pas dy viteve, a pas tri, a kurrë. “Në vazhdoftë (pa) puna kështu, do m’u prishë pa ia nisë”.

EkoHigjiena

Kadriu thotë se rruga e ekzistuese Prishtinë- Gjilan, tashmë është shndërruar në rrugë të tmerrit, me gjithë ato gropa, me gjithë atë mosmirëmbajtje. Ajo është bërë sinonim i aksidenteve. Nuk kalon java pa u rrotullu ndonjë veturë, a pa ndodhë ndonjë aksident i rëndë. Gjithashtu, hyrja nga Prishtina është e papërfunduar, pluhuri në qiell, pamja përsëri Falluxha.

“Hyrja Bujanoc- Gjilan, tmerr i tmerrit. Prej “Bunarit” të Përlepnicës gjysma e rrugës nuk ka farë asfalt fare, me gropa sa të duash, krejt mjegull prej pluhurit, organizimi i komunikacionit mish- mash. Nuk dihet kush kah duhet me vozitë, jo rrallë, veç kur ta shohësh ndonjë makinë duke ardhur drejt e në ty. Pjesa e asfaltuar, me trotuare të parregulluara, me kyqje e qkykje në rrugë të parregulluara. Bizneset vazhdojnë të penalizohen padrejtësisht, tash e sa vite edhe pse pakënaqësinë e tyre e kanë shfaqur disa herë përmes protestave të të gjitha formave, deri te bllokimi i rrugës, por kot”, thotë tutje Kadriu i Vatrës.

Sipas tij, edhe rruga Ferizaj- Gjilan, me gjendjen e saj shumë të keqe është kthyer në shkatërruese të automjeteve, shto këtu edhe rrezikun për pjesëmarrësit në komunikacion.

“Pra, siç po shihet, asgjë s’po duket, prej mjegullës së pluhurit e prej mospunës së pushtetit qëndror dhe atij lokal. Nuk po na mbetet tjetër pos me ia lypë KFOR- it helikopterat, ose me aktivizu ish aeroportin e bujqësisë e me ble aeroplanë të vegjël. Urime liberalizimi, më së shumti pushtetit të “Brigadave të Kuqe”, mos po dalin pak me pa Evropën e mos po ia nisin më në fund punës. Albin- Alban, zgjohuni se boll fjetët”, thotë Kushtrim Kadriu, anëtar i Kuvendit Komunal  të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vatra. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.