Sot komandanti i stacionit policorë në Partesh, Kapiten Lubisha Periç ka prit në takim pune përfaqësuesit e bankave për transfere, pompave të derivateve edhe pronarët e barnatoreve.
Të pranishmit janë njoftuar për planin e parandalimi dhe hetimit te veprave penale të grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda.
Ne takim u diskutuan edhe çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me rritjen e bashkëpunimit në mes të këtyre bizneseve dhe policisë së Kosovës ne mënyrë që të rritet edhe siguria në kryerjen e veprimtarisë se tyre. /2LONLINE.com/