DYLON

KPK dhe Ambasada e SHBA-së diskutojnë për projektet e reja të digjitalizimit të sistemit prokurorial në Kosovë

KPK dhe Ambasada e SHBA-së diskutojnë për projektet e reja të digjitalizimit të sistemit prokurorial në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, të kryesuar nga Shawn Waddoups, Drejtor i Zyrës Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Çështje të Zbatimit të Ligjit.

Fillimisht, Kryesuesi Maloku, falënderoi Drejtorin Waddoups për mbështetjen e pakursyer të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, me theks të veçantë për donacionet e dhuruara në mënyrë të vazhdueshme dhe për financimin e gjashtë dhomave për intervistimin e të miturve në prokuroritë themelore të vendit. “Realizimi i këtyre projekteve, mbështetja e shumanshme dhe përkrahja sistematike e popullit amerikan dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes programeve të Ambasadës së saj në Kosovë, ka ndikuar drejtpërsëdrejti në ngritjen e efikasitetit dhe funksionalizmin e shumë proceseve të punës në sistemin prokurorial të Kosovës”, ka thënë Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u prezantuan projekte të reja, qëllimi kryesor i të cilave është digjitalizimi i plotë i proceseve të punës, duke transformuar procesin e punës manuale në atë elektronike, gjë që do të mundësojë vënin në dispozicion të shërbimeve digjitale për Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit.

Nga ana tjetër, Drejtori i Zyrës Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Çështje të Zbatimit të Ligjit, Shawn Waddoups, u shpreh i kënaqur me përdorimin e pajisjeve të siguruara, të cilat ndikojnë në ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të punës dhe, njëkohësisht, shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që përfaqëson, për ofrimin e mbështetjes së mëtejshme për sistemin prokurorial të Kosovës.

Në fund të takimit, Kryesuesi Maloku ia ka dhuruar Drejtorit Waddoups emblemën e Këshillit Prokurorial të Kosovës në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin dhënë sistemit prokurorial. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.