Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, takuan në Prishtinë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim u bisedua për rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit sa më të mirë e më të gjerë ndërmjet Kosovës e Shqipërisë në të gjitha fushat: politike dhe ekonomike, institucionale dhe shoqërore. Në veçanti, u diskutua për dialogun më të ri me Serbinë, për çfarë kryetari Kurti theksoi që, në njërën anë, fjalimi i presidentit të Serbisë në Mitrovicë dëshmoi që e kaluara kriminale është aktuale, ndërkaq, në anën tjetër, Kosova Lindore po keqpërdoret si karrem nga Presidenti Thaçi për të siguruar mbështetje politike e publike e cila i mungon aq shumë.
Në këtë takim që kaloi në atmosferë të përzemërt, kryetari Kurti e ministri Bushati shprehën interesimin e ndërsjelltë për kontakte të vazhdueshme dhe takime të mëtutjeshme.