Shkollë e frikës apo vatër e diturisë?!

Shkollë e frikës apo vatër e diturisë?!

Para se të filloje mësimi në shtator del njoftimi nga DKA e Gjilanit se, të gjitha shkollat janë në gjendje të rregullt për të filluar procesi mësimorë. Por, sa është reale kjo gjendje kur shohim situata të pakëndshme në shkollat e komunës tonë, ajo më shqetësuesja kur rrezikohet jeta e fëmijëve tanë në klasë.

Shkruan: Teuta Selishta

e sponzorizuar

Për të parë një gjendje e cila mund të përfundonte deri në tragjedi, të martën disa minuta para se të fillonte mësimi në klasën e katërt, të Shkollës Fillore ”Vehbi Ibrahimi” në fshatin Uglarë të Gjilanit, është shkëputur platoja e tavanit derisa në klasë ndodheshin së paku dhjetë nxënës.

A duhet patjetër të shkaktohet një vdekje, e pastaj të ndërrmeren masat e nevojshme? A ka marrë dikush përgjegjësi dhe a është sanksionuar dikush për këtë papërgjegjësi? Po sikur të shkaktohej një vdekje, kush do të jepte përgjegjësi?

Nuk është për tu habitur, përveç kësaj në njërën nga shkollat më të mëdha të komunës ”Selami Hallaqi” në Gjilan, ka një tjetër gjendje aspak të këndshme. Në vitin 2018-të mungojnë bankat dhe karrikat në këtë shkollë, dhe fëmijët duhet të barten nëpër klasa të ndryshme, gjë që më shumë maltretohen duke levizur se që mund të mësojnë diçka.

Është turp për drejtorinë e shkollës, Drejtorinë e arsimit dhe vetë komunën e Gjilanit të ketë kaq shumë papërgjegjësi dhe joseriozitet në arsim. Ato lavdërimet e retorikat boshe se ka rogres e ndryshime pozitive janë vetëm politika ditore, gjendja në teren dhe realiteti në arsim është i mjerueshëm, fatkeqësisht. Bëhuni më të përgjegjshëm, mos të frikësohemi se në duar të kujt janë fëmijët tanë.

 

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE