Dr Imet Rrahmani, njëri ndër kandidatët e LDK-së për deputet në garën për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, është duke i pritur rezultatet finale për të parë verdiktin e sovranit, kur janë në pyetje rezultatet individuale.
Megjithatë, pavarësisht rezultatit final ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur përgjatë gjithë fushatës.
Të nderuar qytetarë, të dashur familjar e miq, shumë të respektuar votues të LDK-së, struktura të Partisë, dua që të ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme gjatë tërë fushatës.
LDK më bëri nder me nominimin për kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës. U mundova të jap maksimumin brenda mundësive të mia që së bashku me Ju të shpërfaqim denjësisht programin dhe vizionin e Lidhjes Demokratike.
Ju e dhatë vlerësimin. Ne po presim rezultatet dhe po besojmë se do të jemi zëri i Juaj dhe pasqyrimi më shembullor i kulturës, vizionit, angazhimit dhe besimit politik.
Shëndet dhe suksese!