Sensibilizim për tërmetin e fuqishëm që tronditi Shqipërinë ditën e martë po zgjerohet gjithnjë e më shumë.
Së fundmi bëhet e ditur se 10 mijë dollarët e mbledhur nga donacioni për Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas dënimit nga FIFA për simbolin e shqiponjës që futbollistët bënë kundër Serbisë, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Kështu ka deklaruar iniciatori i atij donacioni, Rilind Reka, përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook.
Postimi i plotë:
Duke ju bashkangjitur ndihmave për tërmetin në rajonin e Durrësit, kam autorizuar donacion prej $10,000 nga kontoja e fondit Xhaka, Shaqiri për simbolin e Flamurit.
Zoti e bekoftë Shqiptarinë!