DYLON

Nis aktiviteti sportiv “Lojëra pa kufi”

Nis aktiviteti sportiv “Lojëra pa kufi”
Avatar photo Redaksia

Sot është bërë hapja solemne e aktivitetit sportiv “Lojëra pa kufi” në Palestrën Sportive në Kamenicë, pjesë e të cilit ishin nxënësit e SHMLP “Andrea Durrsaku” dhe Gjimnazi i komunitetit serb.

Hapjen e aktivitetit e bëri nënkryetari për Komunitete, Bojan Stamenkovic, me nje minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Stamenkovic u shpreh tejet falënderues ndaj organizatave që nuk hezitojnë në asnjë moment të na mbështesin si moralisht ashtu edhe financiarisht, poashtu u shpreh mirënjohës edhe ndaj nxënësve të të dyja shkollave për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

EkoHigjiena

“I falënderoj dhe i jam mirënjohës gjeneratave të reja, që nuk hezitojnë të jenë pjesë e secilit aktivitet të përbashkët. Kërkoj nga secili prej jush që kohën e lirë ta shfrytëzoni për gjëra atraktive dhe të qëndroni larg politikave e lajmeve që nxisin urrejtje mes komuniteteve”, u shpreh ai.

Ky projekt i financuar nga EU dhe IOM, ka për qëllim të zhvillojë miqësinë ndër-etnike, multikulturalizmin e përditshëm dhe miqësinë multietnike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.