Doli nga shtypi numri i tetë, i revistës letrare “Qëndresa”, revistë e vetme në tërë territorin e Luginës së Preshevës, ka bërë të ditur, Bilall Maliqi, kryeredaktor.
Sipas tij, brendia e kësaj reviste të pavarur kulturore letrare, shoqërohet me poezi, prozë, aforizma, studime e kritika dhe letërsi botërore.
Revista është gjithëpërfshirëse, në të cilën janë prezantuar shkrimtarë nga të gjitha trevat e ndara shqiptare.
“Revistën tonë dhe tuajën të dashur lexues e mbështet financiarisht dashamiri i kulturës e i artit dhe atdhetari i njohur, Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, të cilin e falënderojmë përzemërsisht”, ka thënë Bilall Maliqi, kryeredaktor.