DYLON

OAK kundërshton kërkesat për rritjen e pagës minimale

OAK kundërshton kërkesat për rritjen e pagës minimale
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) po i përcjell me vëmendje kërkesat e Këshillit Ekonomiko-Social (KES) për rritjen e pagës minimale në Kosovë. Kërkesa që paga nga 170 euro të rritet në 250 euro, sipas komunitetit të biznesit të përfaqësuar nga OAK është e pa bazuar në ekonominë e tregut, por mbi të gjitha kjo rritje do të ndikoj drejtpërdrejt në rritjen e informalitetit dhe largimit të biznesit nga Kosova.

Shuma e kërkuar nga KES është mbi mesataren e vendeve të rajonit edhe pse ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më të zhvilluara.

Oda e Afarizmit të Kosovës i bënë thirrje qeverisë së vendit që t’i shtoj përpjekjet për përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë, sidomos në drejtim të sundimit të rendit dhe ligjit si dhe përqëndrimit të energjive në përmirësimin e infrastrukturës për biznese.

EkoHigjiena

Oda e Afarizmit të Kosovës përkrah vendimet që ka ndërmarrë qeveria e vendit në drejtim të përmirësimit të politikave fiskale, por vlerëson se këto vendime janë shumë larg nevojave që i ka biznesi dhe mbetemi me shpresë që reformat do të jenë shumë më të mëdha dhe të vazhdueshme në drejtim të zhvillimit të biznesit.

Vetëm rritja e punësimit përmes iniciativës private, mund ta përballojë më lehtë shportën e konsumatorit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.