Dogana e Kosovës bënë të ditur se Njësia e TASK FORC-ës Lindje, e përbërë nga Dogana dhe Policia e Kosovës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës në zonën kufitare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës (RMV-RKS).
Më 3 tetor 2024, njësia ka kryer një kontroll të një subjekti afarist (barnatore) në qytetin e Vitisë, nën dyshimin për kontrabandim të barnave. Gjatë kontrollit, janë gjetur produkte farmaceutike pa banderola të Republikës së Kosovës, disa prej të cilave mbanin banderola të Serbisë dhe të shteteve të tjera. Malli është sekuestruar dhe është dërguar në terminalin doganor në Dheu i Bardhë për procedura të mëtejshme, njofton Dogana. /2LONLINE/