DYLON

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra (kamion)

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra (kamion)
Avatar photo Redaksia

Dogana e Kosovës bënë të ditur se Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Policia Kosovës dhe Dogana e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, ka arritur që të parandaloj edhe një tentim kontrabande.

Mē datē 03.10.2024 rreth orës 11:40 nga njesia e lartcekur në fshatin Mjak -RKS është vërejtur një kamion ngjyrë e kaltër pa rimorkio duke hyre ilegalisht nga fsh.Tanushë-RMV.

EkoHigjiena

I dyshuari kishte braktisur kamion duke ikur në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, kamioni sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, njofton dogana.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.