Nga Reis Mirdita
Kjo e shtunë, 3 shkurt 17 ishte ditë ta quaj manifestimi për Cërvicasit që u tubuan me rastin e shfaqjes solemne të premierës së filmit dokumentar mbi historikun e aktiviteteve shoqërore-humanitare të e shoqatës me seli në Zvicër e cila njëherit mban emrin e fshatit.
Në një organizim fenomenal, nën mbarëvajtjen e ekipit udhëheqës dhe aktivistë të shumtë, pas një pritje tradicionale sublime të mysafireve dhe pas disa shkëmbimeve përshëndetëse në ambientet e YouCinéma në Oftringen (CH), publiku i ardhur nga të gjitha trojet tona, morën vend në sallën e shfaqjeve ku u mirëpritën nga moderatorja e talenteve të rralla, znj. Ariana Ballazhi e cila do të mbahet mend me mbarëvajtjen e ecurisë gjatë manifestimeve e programeve të ndryshme kulturore dhe të them të drejtën, nuk e gjejmë shpesh një kualitet të tillëas tek profesionistët e mediave më të njohura shqiptare e më gjerë.
Dokumentari
Filmi njëorësh që unë poqë se me lejohet, do ta quaja “cinégraphie”, nis me një hapje imazhesh nga ajri mbi Cërvicën, të përcjella me muzikë shqiptare të kthjellët dhe evokuese të mërgimit që përkujton kohën e kurbetit të kohës së Perandorisë Osmane dhe vazhdon me nota të kohës kur të rinjtë, të posa martuarit…, lenin familjen e tërë dhe ia mësynin Amerikës e Europës…
Regjisori Qëndrim Dehari, laureat i disa çmimeve prestigjioze kombëtare, me këtë vepër vetëm se e pohoi dhuntinë e vet në mënyrë të jashtëzakonshme. Përveç përcjelljes me muzikë dhe imazhe të zgjedhura e të qëlluara, prezantoi rrjedhshëm pa rëndime dhe pa shpjegime kolaterale të dorës së dytë të temave që bënin esencën e dokumentarit. Dinjitetshëm prezantoi aktivitetin dhe rolin e Shoqatës në ndërtimin e xhamisë, ujësjellësit, kanalizimit, ndihmat e pa ndërprera gjatë luftës në Kosovë, Kumanovë, Shkup, Tetovë…, ndihmat gjatë fatkeqësive që i sillte moti i lig dhe gjithë këto të përcjella me sekuenca e intervista mbresëlënëse.
Me një fjalë, dokumentari mbi aktivitetet e Shoqatës Humanitare “Cërvica”,çmoj se solli një dimension të ri mbi vlerat tona kombëtare e në këtë rast, fuqinë e bashkimit të sinqertë të qytetarëve të Cërvicës për t’i bërë ballë çdo eventualiteti që mund të prekë qenien e mërgimtarit dhe shqiptarit në përgjithësi.
Premiera e dokumentarit në fjalë, para dhe pas emetimit, u përcoll me fjalë të rastit të figurave të njohura shoqërore e politike (ambasadorë e kryetarë). Cërvica, fshat ky i njohur gjerësisht me numrin e madh të talenteve të artit dhe letërsisë, sot ishin të pranishëm dhe zbukuruan akoma më shumë këtë ditë të mrekullueshme me fjalën e tyre. Unë nuk do të ndalem t’i përmend të gjithë se edhe ashtu është i pamundshëm ku nominim nga që Cërvica është burim i talenteve që nga kohët më të vjetra. Unë mund këtu të ndajë si avangardistë të gjithë fshatin me rrethinë të cilët në çdo takim të nivelit shoqëror, janë prezentë me familjet e tyre në përbërje komplete. Të kënaqet zemra t’i shohësh kështu të lumtur e të bashkuar.
Më në fund, do të më lejohet, shpresoj, të përmend enkas një person me të cilin u takove në përfundim të mbrëmjes por me të cilin nuk patëm mundësi të bisedojmë për artin e tij nga që nuk na lejonte koha; është ky humoristi me famë, cërvicasi, Halim Spahiu me të cilin u pajtuam të takohemi një mbrëmje për të debatuar pikërisht mbi “skeçet” e tij.