Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Ambasadës Hungareze në Kosovë, Kristina Szabó si dhe shefin ekzekutiv të Korporatës Hungareze të Teknologjisë së Ujit, Adrián Kiss.
Ai ka thënë se kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit për menaxhimin e ujërave të zeza në Kamenicë, problem ky, i cili po vazhdon për komunën tonë.
“Bashkëpunimet e tilla që kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve që ndikojnë në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve tanë, janë prioritet i yni”- tha Rahimaj. /2LONLINE/