• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Art/Kult
  3. Në Muzeun Etnologjik të Gjilanit hapet “Dhoma e Kadriut, Jusufit, Bardhoshit, Rexhepit e Nuhiut”
Art/Kult

Në Muzeun Etnologjik të Gjilanit hapet “Dhoma e Kadriut, Jusufit, Bardhoshit, Rexhepit e Nuhiut”

Redaksia 2LONLINE 19 Janar, 2022 3 minuta lexim
 Në Muzeun Etnologjik të Gjilanit hapet “Dhoma e Kadriut, Jusufit, Bardhoshit, Rexhepit e Nuhiut”

Manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2022” ka vazhduar sot me një ekspozitë memoaresh dhe kujtimesh, e titulluar “Dhoma e Kadriut, Jusufit, Bardhoshit, Rexhepit e Nuhiut”, e përgatitur nga Vladrin Bajrami.  

Fotografi, gjësende, veshmbathje e eksponate të tjera, të cilat heronjtë i kishin përdorur gjatë veprimtarisë dhe aktivitetit të tyre, deri në ditën e rënies heroike, janë ekspozuar në Muzeun Etnologjik të Gjilanit, ku përgjatë tërë kohës janë ekzekutuar këngë, të cilat i këndonte dikur Jusuf Gërvalla, derisa artisti Mehmetali Arifi, duke ekzekutuar në kitarë ka kënduar njërën nga këngët më të njohura të heroit.  

Ekspozita është përcjellë edhe me një dokumentar kushtuar heronjve.  

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se kjo është një risi e “Flakës së Janarit” dhe ka falënderuar familjen Mala e Berisha, të cilat kanë sjellë një pjesë të eksponateve në një ekspozitë të përkohshme, ku dominojnë fotografi të bëra në shtëpitë e familjeve të heronjve e të cilat paraqesin edhe një pjesë të jetës dhe veprës të tyre e për të cilët tash e 31 vite organizohet ‘Flaka e Janarit’.   

“Është e rëndësishme vizita në një ekspozitë e në një dhomë të tillë, ku pos pranisë fizike të rrobave e dorëshkrimeve të heronjve, bashkë me familjarët dhe qytetarët kemi një mundësi që të nderojmë veprën e tyre në janarin e këtij viti. Vepra dhe jeta e heronjve tanë duhet të jetë mënyra dhe rruga që duhet ndjekur të ardhmen e përgjegjësia e jonë si përfaqësues të institucioneve është veçanërisht e vështirë dhe e rëndë e në të njëjtën kohë edhe e rrit nivelin e përgjegjësisë kur kemi manifestime të tilla. Ata duhet kujtuar gjithmonë”, ka thënë Alban Hyseni, duke kërkuar që të merren frymëzime e mësime nga këta heronj.  

Flaka e Janarit vazhdon me një ekspozitë të artit bashkëkohor ‘Rezistencë’, Peneli i Flakës, e cila do të mbahet të enjten më 20 janar me fillim në ora 19.00.   /2LONLINE/

Etiketat:aktuale Alban Hyseni Bardhoshit Gjilan Jusufit Kadriut Muzeun Etnologjik nUHIUT Rexhepit
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Komandanti i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

22 Maj, 2022
Art/Kult

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e

22 Maj, 2022
Policia

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej

22 Maj, 2022
Opinion

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e solokëndimit në Zagreb

22 Maj, 2022

Lutfi Haziri: Qeveria komunale të vetmin ‘investim’ që e ka bërë për 6 muaj është vendosja e shqiponjës së vogël në shesh

22 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së viziton ushtrimin e përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së me trupat amerikane

21 Maj, 2022

Valentina Bunjaku – Rexhepi rizgjedhet Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, Dega Gjilan

21 Maj, 2022

Kryetari i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie në selinë e LDK-së

21 Maj, 2022

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së Kosovës

21 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com