Koordinatorja e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, Arta Jerliu, bashkë me shefin e kabinetit Nol Nushi dhe anëtarin e ZIMB-it Leotrim Spahiu, kanë takuar sot përfaqësuesin e Agjencisë Austriake për Zhvillim (Austrian Development Agency, ADA), Arsim Aziri.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit me këtë organizatë në aspektin e zhvillimit ekonomik në komunën e Kamenicës.
Përfaqësuesi i ADA, Arsim Aziri sqaroi se kjo organizatë e ka në fokus zhvillimin ekonomik, konkretisht zhvillimin rural.
Ai tha se në të ardhmen do t’i shikojnë potencialet që ata kanë dhe kërkesat e Komunës së Kamenicës.
ADA është angazhuar me tri projekte të ndryshme dhe në njërën prej tyre (projekti RESI), është e përfshirë edhe Kamenica.