Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Sinbad Sonki, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, dhe zyrtaren e projektit Sakibe Jashari.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me programin e përbashkët “Romacted/Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i romëve në nivel lokal”, program i përbashkët mes Bashkimit Europian dhe Këshillit të Evropës.
Kryetari Kastrati duke falënderuar Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, ka thënë se programet e tilla janë të mirëpritura.
“Programet që kanë për qëllim ngritjen dhe përmirësimin e kushteve të komuniteteve janë të mirëpritura. Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë që ofrojnë përkrahje dhe mbështetje për komunitetin rom”, është shprehur ai.
Ndryshe qëllimet e këtij programi janë:
1. Angazhimi i autoriteteve lokale në krijimin e politikave dhe veprimeve të qëndrueshme që do të ndihmojnë në nxitjen e (fuqizim) të komuniteteve rome ashkali për të kontribuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të përgatitura për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme.
2. Fuqizimi i komuniteteve rome ashkali në; a) ushtrimin e të drejtave të tyre themelore (në nivel individual) dhe ne b) organizim dhe ngritje te çështjeve me interes pëer komunitetit ne zgjidhjen e probleme;
3. Përmirësimi dhe zgjerimi i angazhimit, kapaciteteve, njohurive dhe aftësive të institucioneve për të punuar për përfshirjen e romëve, duke vënë në praktikë konceptet e qeverisjes së mirë.
Ndryshe 8 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ku kryetari Kastrati ka uruar këtë komunitet duke bërë thirrje që autoritetet locale dhe qendrore të përpiqen më shumë në fuqizimin dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të këtij komuniteti në Kosovë. /2LONLINE.com/