DYLON

Presidentja e Kosovës zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë

Presidentja e Kosovës zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë
Avatar photo Redaksia


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor nga i cili pranoi urime të përzemërta për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre,  posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e miqve tanë është më e rëndësishme se kurrë, me ç’rast u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.

Ndërkaq Presidenti Pahor e ftoi Presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, gjersa Presidentja Osmani, gjithashtu i bëri ftesë Presidentit Pahor për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.