Nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti sot Këshilli i Drejtorëve ka diskutuar për propozim buxhetin e komunës së Vitisë, për vitin 2020-2020 i cili së shpejti pritet të shkojë për shqyrtim në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin Komunal të Vitisë.
Me këtë rast gjatë këtij takimi u bë me dije se Komuna e Vitisë, ka mbajtur edhe gjatë këtij viti diskutimet publike me qytetarë dhe grupet e interesit me qëllim që ata pos që të njoftohen me propozim buxhetin për vitin në vijim do të mund të paraqesin edhe nevojat e tyre për investime.
Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, ndër tjerash potencoi se pos diskutimet publike që janë organizuar nga komuna janë mbajtur diskutimet të tilla edhe me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) si dhe janë zhvilluar takime të rregullta me drejtorët e drejtorive për të marrë kërkesat e tyre dhe për të i inkoperuar ato në buxhetin e ardhshëm.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se kjo komunë do të vazhdoj me disiplinë financiare edhe në buxhetin e vitit në vijim dhe kërkoj nga drejtorët që të parashtrojnë nevojat dhe kërkesat e tyre për investime para se buxheti të shkoj për shqyrtim dhe votim në Kuvendin Komunal të Vitisë.
Ndërkaq sipas Propozim Buxhetit për vitin 2020 kjo komunë pritet të këtë një buxhet të përgjithshëm prej 12 milion e 305 mijë euro. Ky buxhet pritet të ndahet në këto kategori ekonomike: paga dhe shtesat 8.484.638€, mallrat dhe shërbime 1.631.703€, shpenzime komunale 279.000€, subvencione dhe transfere 250.000€, shpenzime kapitale 1.660.150€.