Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, nën udhëheqjen e prokurorit Veton Shabani, kryesues dhe përmes platformës online zoom, ka mbajtur takimin e radhës.
Gjatë takimit, komisioni ka diskutuar për nevojat e rekrutimit të prokurorëve të rinj, ndërsa ka përgatitur plan-propozim të cilin do ta rekomandojnë në Këshillin Prokurorial për miratim.
Tema tjetër dhe e fundit e këtij takimi ishte mekanizimi i raportimit të kryeprokurorëve të Shtetit. Lidhur me ketë, Komisioni ka përgatitur format e reja të raportimit të kryeprokurorëve, forma të cilat do t’i propozohen Këshillit Prokurorial për miratim.