DYLON

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është realizuar me sukses intervenimi në fushën e kirurgjisë bariatrike

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është realizuar me sukses  intervenimi në fushën e kirurgjisë bariatrike
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar intervenimi me qasje laparaskopike në fushën e kirurgjisë bariatrike (ose ndryshe heqja e peshës së tepërt nga trupi), thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Ky intervenim është realizuar në bashkëpunim me stafin shëndetësor të Klinikës së Anestezionit, me ç‘rast pacienti i është nënshtruar operacionit “Sleeve gastrectomy – Body Mass Index” (Zvogëlim enorm i lukthit për arsyer të obezitetit).

EkoHigjiena

Pacientja (52 vj.) është liruar në shtëpi 7 ditë pas operimit, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Stafi i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale është i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, për të cilat pacientët tanë, më parë operacione të tilla i kryenin jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.