Jeton Sherifi, Kryetar i OVL-UÇK-së, Dega në Gjilan ka bërë me dije se sot është mbajtur mbledhja e tri Kryesive të shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, ku kishte për bazë aktivitetet e zhvilluara përgjatë një viti.
Sherifi ka thënë se si kryesi biseduan edhe për çështje të tjera që i përkasin kategorive të dala nga lufta, për përparësitë dhe problemet që i ka kjo Organizatë.
Po ashtu është biseduar edhe rreth projektit të Organizatës, për gjashtë pikat që e karakterizojnë këtë projekt, projekt i cili prek të gjitha kategoritë e dala nga lufta, për t’u angazhuar për një jetë e cila është më e mirë dhe më stabile për përfaqësuesit e këtyre kategorive, ku zgjedhja e problemeve të tyre, është detyrë, nderë dhe respekt për të gjithë ne, ka thënë Sherifi.
Nga kjo mbledhje e tri kryesive të gjithë njëzëri jemi të hapur për të gjithë, përfshirë partitë politike, që i përkasin nivelit lokal në Gjilan duke pritur bashkëpunim te mirëfilltët me të gjithë, thotë Sherifi
.