Sot në Viti është mbajtur diskutimi publik lidhur me Draft Rregullore për mënyrën e menaxhimit dhe kushtet e shfrytëzimit të objekteve sportive publike në Komunën e Vitisë.
Përndryshe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Emrush Azemi gjatë këtij takimi i njoftuan të pranishmit mbi qëllimin e këtij propozim dokumenti.
Gjithashtu u bë me dije se ky draft dokument i cili është në shqyrtim publik ka kaluar përmes procedurave të Kuvendit Komunal të Vitisë.
Përndryshe dokumenti në fjalë është i hapur për publikun për komente në faqen zyrtare të komunës dhe drejtorisë.