DYLON

Zëvendësministri Syla vizitoi komunën e Vitisë, u prit nga nënkryetari Aliu

Zëvendësministri Syla vizitoi komunën e Vitisë, u prit nga nënkryetari Aliu
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, bashkë me ekipin e tij nga Ministra e Mbrojtjes, kanë vizituar sot komunën e Vitisë.

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim, zëvendësministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Shemsi Syla, i shoqëruar edhe nga Hajriz Sejdiu ekspert i sigurisë dhe me bashkëpunëtorë, me që rast kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, e me theks të veçantë për situatat emergjente.

EkoHigjiena

Gjithashtu u bisedua edhe për mbështetjen ushtarake për autoritetet civile, si mision i dytë i Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, si dhe ofrimin e mbështetjes së ministrisë së Mbrojtjes në fushën e planifikimit dhe çështjet e evakuimit, numrit të strehimoreve dhe gjendjes së tyre.

Ndërsa zëvendëskryetari Aliu, shprehi gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes në të gjitha format për një bashkëpunim të përhershëm në fushën e menaxhimit të krizave, fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, si dhe drejtorë të drejtorive komunale e sektorit për siguri dhe emergjencë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.