DYLON

Haliti: Projekte të shumta po realizohen në komunën e Vitisë

Haliti: Projekte të shumta po realizohen në komunën e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e projekteve që kanë për qëllim rregullimin e infrastrukturës rrugore në lokalitetet e komunës së Vitisë, është edhe përgatitja e rrugës për asfaltim në Kravaricë, punime në rregullimin e rrugës fushore në drejtim të Livadheve të gjata – Madenit, në Goshicë, rruga që lidhë fshatrat Dardani – Sodovinë e Qerkezëve – Sadovinë e Jerlive – Remnik i Ri deri te rruga e Begracës, e shumë punime të tjera në rregullimin e infrastrukturës.

Në një takim që është mbajtur sot me drejtor të drejtorive, inxhinierë, kabinetin e të tjerë, kryetari Haliti tha se projekte të shumta po realizohen në Viti, dhe do të vazhdohet me punë në ato fshatra ku është i nevojshëm asfaltimi, por edhe me rrugët bujqësore, në bazë të projekteve të parapara që do të realizohen këtë vit. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.