FTESË PËR MEDIA
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli të enjten viziton Komunën e Gjilanit për të prezantuar Strategjinë e Energjisë 2022 – 2031 para qytetarëve të Gjilanit gjatë periudhës së konsultimeve publike.
Vendi: Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, salla e Kuvendit Komunal
Data: 16.06.2022
Ora: 16.00
Mediat mund të marrin pamje dhe prononcim para fillimit të konsultimeve publike nga Ministrja Rizvanolli në lidhje me diskutimet rreth Strategjisë së Energjisë 2022-2031.
Ju ftojmë me mirësi që këtë ftesë, përmes transmetimeve/informimeve tuaja ta përcjellni edhe tek qytetarët e komunës tuaj në mënyrë që të zhvillojmë një debat sa më konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.