DYLON

Alban Hyseni: Fundviti me super investime në Gjilan!

Alban Hyseni: Fundviti me super investime në Gjilan!
Avatar photo Redaksia

”Fundviti me super investim në Gjilan!”. Kështu është shprehur, kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka përmendur nënshkrimin e kontratës për rinovimin e palestrës sportive si dhe të ndërtimit të stacionit të autobusëve.

“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë palestrën e sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, ka thënë Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i komunës së Gjilanit poashtu ka bërë me dije se po e përmbyllin vitin edhe me një tjetër projekt tjetër madhor. “Sot gjithashtu nënshkrova kontratën për ndërtimin e stacionit të autobusëve – një epokë e re për transportin! Stacion modern, investim prej rreth 1 milionë euro.”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.