DYLON

Alp Sahiti dhe Melisa Fetahu të bronztë në shah në Garat Ballkanike të Sportit Shkollor të mbajtura në Ohër 

Alp Sahiti dhe Melisa Fetahu të bronztë në shah në Garat Ballkanike të Sportit Shkollor të mbajtura në Ohër 
Avatar photo Redaksia

Dy nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani, Alp Sahiti dhe Melisa Fetahu kanë marrë medaljet e bronzta në shah në Garat Ballkanike të Sportit Shkollor  që janë mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Alpi dhe Melisa janë përballur me garuesit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ku kanë arritur që të fitojnë medaljet e bronzta.

EkoHigjiena

Blerim Shala, mësimdhënës i Kulturës Fizike dhe Sportit në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka thënë se këto gara ishin tejet të mirëseardhura dhe dëshmuan se sporti shkollor është i zhvilluar tek ne.

Ndryshe, duhet rikujtuar se pikërisht në këto gara, nxënësja Lena Osmani është stolisur me medaljen e argjendtë në garat në ping pong.  /2LONLINE/