Diskutimet publike për planifikimin e buxhetit 2018-2020, janë mbajtur në Remnik dhe Budrikë, me që rast janë paraqitur edhe prioritetet nga ana e banorëve të këtyre dy lokaliteteve.
Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka folur rreth rëndësisë që kanë diskutimet publike me qytetar në planifikimin e buxhetit komunal.
Ai ka thënë se planifikimi i buxhetit në këtë mënyrë, në harmoni të plotë me nevojat dhe kërkesat prioritare të banorëve të lokaliteteve, është mënyra më e mirë e ndarjes në mënyrë proporcionale.
Ndërsa Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, në takimin me banorët e këtyre dy lokaliteteve, ka njoftuar Remnik, fillimisht janë shprehur falënderues për punën dhe projektet që janë realizuar në këtë lokalitete, ndërkohë që si prioritet kanë renditur sigurimin e ujit të pijshëm, ndriçimin publik dhe trotuarin, asfaltimin e rrugës në lagjen Maloku,rrugët fushore, meremetimin e ambulantes së fshatit e cila pritet të zhvendoset në objektin e vjetër të shkollës së fshatit etj.
Kurse në diskutimin publik që u mbajt në Budrikë, banorët e këtij fshati gjithashtu e kanë paraqitur si një ndër prioritetet funksionalizimin e ujësjellësit të fshatit dhe kanalizimit.
Gjithashtu u kërkua edhe asfaltimi i një rruge të fshatit në gjatësi prej 500 metrash, si dhe trotuarin dhe ndriçimin përgjatë rrugës kryesore të fshatit.