Shkruan: RAHIM AZEMI
Njëri nga filozofët më të mëdhenj në historinë e filozofisë është Imanuel Kanti. Për hirë të promovimit të librit” Zejtaria e Gjilanit” të autorve Mr. Aliriza Selmani dhe Mr. Faik Neziri, do të shkëpus një thënije të njohur të filozofit në fjalë:” Duke lexuar veprën e David Hjumit më zgjoi nga kotja dogmatike që ndikoj në aktivitetin tim ka një koncept i ri filozofik”
Në kontekst të këtij mendimi, gjatë leximit të materialit hasa në të njohura dhe të panjohura. Të panjohurat u plotësuan me disa karakteristika të veçanta, të cilat do t’i potencojmë në rrjedhat e trajtimit të materialit të përfshirë në libër, që sot po e promovojmë.
Një histori e shkurtër për zejtarinë
Marrë historikisht, zejtaria ka karakter të gjatë të zhvillimit. Në një periudhë të caktuar kohore, siç është ajo antike dhe romake, zejtaria kishte karakter përçmuese në formën e robërisë. Në mesjetën e vonshëm ajo merr tretman të duhur, sepse vet njeriu kishte nevojë për forma kontinuitive të riorganizimit për plotësimin e nevojave të veta individuale, familjare dhe shoqërore.
Shoqëria dhe zejtaria
Në periudha të caktuara kohore, lidhshmëria mes shoqërisë dhe veprimtarëve zejtarë ishte i pakontestueshëm. Zejtarët zhvillonin veprimtari të ndryshme për këtë qëllim detyrohen shumë shkencëtarë të merren me analizat e kësaj veprimtarie. Zejtaria në strukturën e vet kishte vlera artistike të cilat janë trashëguar brez pas brezi. Zejtari ishte forcë shtytëse në përmirësimin e jetës, jo vetëm të familjes por edhe e shoqërisë. Psikologjia individuale është pasqyruar në psikologjinë e masës. Kjo psikologji kushtëzon zhvillimin profesional që ushtrojnë njerëzit në rrethin e tyre social për mirëqenie më të mirë.
Me analizat e zejtarisë janë marrë personalitete të njohura shkencore si brenda Kosovës ashtu edhe në rrafshin më të gjerë hapësinor. Me këtë rast do të veçoja dy mendime të njohura të cilat janë konform punimit për të cilin po bëjmë fjalë.
Sociologu Thërsten Vebleni në analizat e tij thotë:” Ndjenja e zejtarisë është ndoshta vetia e vetme më e rëndësishme që rregullon mirëqenien materiale të popullsisë”
Psikologia Pamile Rasmusen, thotë: “Prirja për të vlerësuar punën mund të bëhet aq e fortë sa të pushoj së qeni burim pohues nxitje…”
Nëse e zbërthejmë mendimin e Veblenit, shohim reflektimin se zejtaria është ndër faktorët relevant në zhvillimin e mirëqenies materiale familjare dhe shoqërore. Edhe autorët në analizat e tyre e kanë vlerësuar zejtarinë si faktor i rëndësishëm që ka mbajtur gjallë frymën jetësore të popullsisë. Sipas mendimit të psikologës, ekziston një faktor nxitës që e shtynë hulumtuesin të merret me studimin e një veprimtarie shoqërore. Ky mendim ka gjetur shprehje pragmatike në hulumtimet shkencore të autorëve.
Esnafët
Në analizat sociologjike kategoria e esnafëve është mjaft vlerësuar si produkt jo vetëm në procesin e prodhimit, po edhe në aspektin e udhëheqjes. Ky nocion rrjedh nga gjuha arabe që në përkthimin tonë do të thotë; rregull, rend, shoqatë, apo një lidhje e zejtarëve të pavarur. Deri më 1937 këto shoqata kanë funksionalizuar. Pas këtij veti në shoqëri bëhet një riorganizim dhe shoqatat shndërrohen në të ashtuquajturat Oda Zejtare.
Rëndësia e udhëheqësve të Odave zejtare veçohej me disa karakteristika. Ata diktoni procesin e prodhimit, shitjen dhe çmimin në treg. Brenda tyre funksionin edhe Kallfët ( si ndihmës i mjeshtërit kryesor) dhe Shegertët (çirakët).
Pse është i rëndësishëm ky studim?
-Libri i autorëve paraqet një kontribut të rëndësishëm në fushën e zejtarisë në Komunën e Gjilanit dhe më gjerë që ka të bëjë me procesin e zhvillimit të kësaj veprimtarie socio-ekonomike.
-Rëndësi tjetër që vlen të theksohet është se përmes analizave të thukëta shkencore autorët kanë sjellë restaurimin teorik të kësaj veprimtarie nëpër kohë e periudha të ndryshme historike, kur zejtaria po i përjetonte gërhamat e fundit si organizatë e kooperuar për shumë arsye, ndër të cilat po veçojmë hyrjen e teknologjisë metalurgjike industriale në procesin e prodhimit.
-Libri ka rëndësi sepse autorët kanë nxjerrë në pah rolin e kësaj veprimtarie në zhvillimin e ekonomive familjare dhe atyre shoqërore. Por jo vetëm kaq. Zejtarët kanë kontribuar edhe në veprimtari tjera shoqërore siç është kultura dhe sporti. Këto veprimtari kanë mundësuar gjallërimin e kulturës duke iu ndihmuar me mjete materiale, pse jo edhe si pjesëmarrës në aktivitete.
Studimi i shtjelluar nga autorët i përmbush kriteret shkencore hulumtuese duke u bazuar në metodologjinë bazë të studimit. Përdorin metodën e intervistës, metodën komparative gjatë periudhave historike. Kanë hulumtuar Arkivat, kanë konsultuar literaturë të bujshme për ta kompletuar këtë punim.
Shtrohet pyetje:
Pse emërtimet rrugëve nuk janë shënuar konform kohës, por me emra të rinj?. Mandej ka pas nevojë që të analizohet pozita e
shegertëve gjatë kohës sa ata ishin duke marrë zanatin te mjeshtrit kryesor! Shpeshherë ata janë maltretuar fizikisht, nuk iu është dhënë ushqim ditor etj.
Mirëpo, në asnjë mënyrë kjo nuk e zbeh punimin. Domethën nuk janë shterur gjitha mundësit për analiza të mëtejme.
Krejtësisht në fund. Po e parafrazoj mendim e Martin Hajdegerit: Dikush lypset të hulumtojë dhe të përballojë deri në fund të humnerës për të ardhur deri te rezultati. Besoj autorët e kanë arritur këtë qëllim. /2LONLINE/