DYLON

U mbajt Olimpiada Matematike e Gjilanit – Ja më të suksesshmit e kësaj olimpiade

U mbajt Olimpiada Matematike e Gjilanit – Ja më të suksesshmit e kësaj olimpiade
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Festim Shkodra, koordinator i olimpiadës

U MBAJT OMGJ 2025 NË GJILAN

EkoHigjiena

Më 9. 11. 2024 në Gjilan, u mbajt me sukses Olimpiada Matematike e Gjilanit – OMGJ 2025, për nxënësit e klasave 6-12.

Kjo garë u organizua në Gjilan, njëkohësisht si në tërë Kosovën nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, me përkrahjen e DKA-ve komunale përkatëse.

Olimpiada u mbajt në kushte tejet komode në sallat e Universitetit Publik “Kadri Zeka” (UKZ) në Gjilan. UKZ dhe stafi i tij, për vite me rradhë po ofrojnë mikpritje dhe përkrahje logjistike në organizimin e këtyre garave të dijes. Në olimpiadë morën pjesë rreth 150 nxënës. Koordinator i olimpiadës ishte Festim Shkodra, ndërsa zv. koordinator Sami Shurdhani.

Të pranishmëve iu drejtuan me nga një fjalë rasti: Shpend Nuhiu -drejtor i DKA-së në Gjilan, Festim Shkodra-koordinator i olimpiadës, prof. Sabri Tahiri ish profesor i UKZ-së, Agon Mahmuti-asistent në UKZ dhe Bregan Isufi- kryetar i Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit.

Ata iu uruan suksese garuesve dhe i inkurajuan ata për thellimin e njohurive matematike të tyre.

Garën e shpalli të hapur Shpend Nuhiu – drejtor i DKA-së në Gjilan.

Më të suksesshmit e kësaj olimpiade ishin:

KLASA 7

1) Amar Hismoni,

ShMU “M. Zajmi”-Gjilan

2) Aris Murseli,

ShMU “Z. Shemsiu”-Gjilan

3) Hera Thaçi,

ShMU “S. Hallaqi”-Gjilan

3) Adi Kllokoqi,

ShMU “S. Hallaqi”-Gjilan

3) Ani Kosumi,

ShMU “R. Elmazi”-Gjilan

3) Eni Kosumi,

ShMU “R. Elmazi”-Gjilan

3) Shemsi Muji,

ShMU “V. Muji” Myhyr

KLASA 8

1) Arban Asllani,

“Hello Academy”-Gjilan

2) Ledina Hajrizi,

ShMU “Th. Mitko”-Gjilan

3) Erdi Shabani,

ShMU “S. Hallaqi”-Gjilan

3) Orges Muji,

ShMU “V. Muji”-Myhyr

KLASA 9

1) Leart Isufi,

ShMU “S.Hallaçi”-Gjilan

2) Uratë Halili,

ShMU “Th. Mitko”-Gjilan

3) Elion Mehmeti,

ShMU “S. Hallaqi”-Gjilan

KLASA 10

1) Yllza Hasanaj

Gj. Natyror “Xh. Ahmeti”-Gjilan

2) Tuana Ajvazaj,

Gj. Natyror “Xh. Ahmeti”-Gjilan

3) Eriola Fejzullahu,

Gj. Natyror “Xh. Ahmeti”-Gjilan

KLASA 11

1) Valerian Arifi,

Gj. Natyror “Xh. Ahmeti”-Gjilan

2) Lijana Daku,

Gj. Natyror “Xh. Ahmeti”-Gjilan

3) Besnik Haziri,

Gj. Natyror “Xh. Ahmeti”-Gjilan

KLASA 12

1) Artina Limoni,

Gj. Natyror “Xh. Ahmeti”-Gjilan

1) Artin Limoni,

Gj. Natyror “Xh. Ahmeti”-Gjilan

2) Musab Bunjaku,

Medreseja – Gjilan

3) Artina Selishta,

ShMT “M. Isai”-Gjilan

Sukses më të lartë treguan nxënësit e klasës së VIII.

Veçmas vlen të përmendët suksesi i nxënësve të klasës VI, Ani dhe Eni Kosumi (bineq), të cilët garuan me nxënësit e klasës së VII dhe arritën të zënë vendin e tretë.

Ju urojmë suksese të mëtejme këtyre nxënësve! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.