DYLON

Gagica: Aktiviteti për çështjen kombëtare dhe pajtimi i gjaqeve, e bëjnë mësuesin Elez Muja model të shqiptarit të vërtetë

Gagica: Aktiviteti për çështjen kombëtare dhe pajtimi i gjaqeve, e bëjnë mësuesin Elez Muja model të shqiptarit të vërtetë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore të organizuar me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të mësuesit e veprimtarit, Elez Muja.

”Shqiptarët historikisht kanë qenë të rreshtuar në përpjekjet shekullore për lirinë e Kosovës, dikush në ilegale, dikush nga diaspora e të tjerë përmes arsimit në rrethana të rënda e të përndjekur gjithmonë. I tillë ishte edhe mësuesi ynë, Elez Muja, i cili tërë jetën ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të brezave. Aktiviteti i tij për çështjen kombëtare dhe pajtimi i gjaqeve, e bëjnë mësuesin Elez model të shqiptarit të vërtetë”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.

EkoHigjiena

Ai shtoi se sot, në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë e nderojmë jetën dhe veprën e mësuesit Elez Muja, si njëri nga shumë punëtorët e arsimit që asnjëherë nuk mundi armiku ta ndaj nga rruga e tij për arsimin e shqiptarëve, si njëra nga format e vetme për t’u ngritur si shoqëri e për t’u vetëdijesuar si komb.

“Puna dhe kontributi i jashtëzakonshëm që ndër breza e kanë dhënë mësuesit tanë, kulmuan me luftën çlirimtare duke e bërë realitet ëndrrën që kishim për shumë dekada e të shtypur; lirinë e Kosovës.  Lavdi jetës dhe veprës së mësuesit, Elez Muja”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.