Me datë 14.07.2023, në sallën ‘ 1 Tetori ‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 58 e Policisë së Kosovës, në përbërje prej zyrtarëve policor të komuniteteve të ndryshme.
Këtë ceremoni solemne, me praninë e tyre e nderuan edhe personalitetet më të larta shtetërore: Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Shkëlqesia e tij, Kryeministri i RKS-së z. Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha, zëvendësministra, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe familjarë të kadetëve policorë që diplomuan sot.
Në këtë ceremoni u bë ndarja e certifikatave për pranimin e detyrës së re, si dhe u realizuar betimi nga të gjithë të diplomuarit e kësaj gjenerate.
Personalitetet e larta shtetërore dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Hoxha, të pranishmeve iu drejtuan me nga një fjalë rasti duke uruar kadetët policorë për diplomimin e tyre si dhe ju dëshiruan mirëseardhje në familjen e madhe policore. /2LONLINE/