DYLON

Spitali i Gjilanit e vlerëson shumë ndihmën nga LuxDev

Spitali i Gjilanit e vlerëson shumë ndihmën nga LuxDev
Avatar photo Redaksia

Investime në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të përfituar nga LuxDev – Qeveria e Luksemburgut tani më janë bërë të përditësuara për Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, thuhet në njoftiminn e këtij spitali.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan,  Dr.Arsim Emini tha se janë shumë të lumtur që bashkëpunimin me Lux-Dev tani më është përditësuar, ku kemi arritur të përfitojmë projektin e ri për një Autoklav 600 L në vlerë prej 58.000 euro e cila është  vendosur në Objektin e Gjinekologjisë – Intensiva e Gjinekologjisë.

EkoHigjiena

Bashkë me Lux-Dev, donatorët tjerë dhe institucionet përkatëse po vazhdojmë t’i realizonjmë objektivat e planifikuara nga menaxhmentit;

• Përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.

• Sigurimi i burimeve njerzore dhe EVP

• Përmirësimi i infrastrukturës dhe kapaciteteve teknologjike

• Fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe menagjeriale

• Avansimi i partneriteteve vendor dhe ndërkombëtar.

“Faleminderit Ambasadorin fuqiplotë të Dukatës së Luksemburgut shkelqësinë e tij z. Eric Ditz, Drejtoreshën e projektit KSV017 nga LuxDev znj. Gylten Aka dhe Dr.Afërdita, Qeverisë së Luxemborgut. Jemi të përkushtuar që objektivat tona të përbashkëta t`i arrijmë me rezultate sa më të mira të mundshme”, ka thënë drejtori Emini.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.