DYLON

Nis sanimi i rrugës së “Zabelit…”

Nis sanimi i rrugës së “Zabelit…”
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Mentor Mihovci, ka bërë me dije se ka filluar sanimi i rrugës për në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, ndërkohë që më vonë parashihet edhe shtresimi i kësaj rrugës me asfalt.

“Tani jemi duke e bërë sanimin e dëmtimeve të kësaj rruge, që parasheh rregullimin dhe mbulimin e gropave me asfalt, si fazë të parë, ndërsa më vonë parashihet shtresimi me asfalt i tërë rrugës nga Fabrika e Radiatorëve deri në lagjen e Zabelit, por sipas planifikimeve”, ka thënë drjetori Mihovci, për Portalin 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ai tha se janë të interesuar që ky sanim të kryhet  tani. “Më pastaj, për shkak që i kemi bashkatdhetarët tanë këtu në pushim jemi të obliguar ta kryejmë vetëm këtë fazë që punën në terren mos të paraqesin pengesë për qarkullimin e tyre, e më pastaj planifikojmë  që të shtresojmë komplet rrugën në fjalë”, ka thënë Mihovci.

Ai bëri të ditur se sanimi po bëhet në kuadër të Mirëmbajtjes Verore të rrugëve sipas planifikimit të paraparë.  /2LONLINE/