Tashmë kinematografisë shqiptare i është shtuar edhe një film që përcjell një mesazh sensibilizues për audiencën shqiptare.
Ky film publikohet pikërisht në kohën kur është rritur edhe numri i rasteve të dhunës brenda familjes. Një film që vetëdijëson prindërit për pasojat eventuale në rast të mos edukimit të drejtë të fëmijëve..
Filmi më i ri i regjisorit, James Fetahu, “Dëshmitari” tashmë është lansuar në kanalin zyrtar të TIGRAT.
Filmi prej shtatë minutash ju sjellë një historitë trishtë të një familjeje me histori tragjike për anëtarët e saj.
“Dëshmitari”, Shaban Gashi, ndodhet në Prishtinën e vitit 2030 dhe ai ka parë vrasjen e motrës dhe vetëvrasjen e vëllait.
“Krejt kta pasosha, pare, kjo armë, nuk janë as gjysma e atynë të zezave që i kom bo, se gjithë kom dashtë pa punë, pa u lodhë me mbërri shpejtë te parja. Nuk ma ka ni a kom vjedhë, a kom plaçkitë, nëse u kon nevoja e dhe kom vra, gjithçka kom ba,” deklarohet i akuzuari Gashi.
Ai fajëson prindërit se e dhunuan fizikisht, dhe e shtyen qysh si fëmijë drejt krimeve të tmerrshme.
“Prindërit e mi, bashkë me abetaren më kanë dhanë edhe cigare. Baba jem, sa herë kom shku te agjallarët m’ka thonë mos mu kthe duarthatë. E nana jem, sa here m’ka qu te tezet e ka ditë kur, ku, cka, kush fshehë ari e pare. Edhe unë kurrë nuk kom guxu me u kthy durthatë prej tezeve të mija. Unë jom rritë në dhunë, në stres. Unë jom kon dëshmitar i varjes së motrës tonë. Ajo u kon viktime e nanës tem që e e shiti në pesë vende. Unë jom edhe dëshmitar i vetëvrasjes së vllaut, po ashtu viktimë e babës tem pijanec…” rrëfehet dëshmitari në fjalën e fundit, dy orë para ekzekutimit të dënimit.
Dënimi me vdekje ! i shqiptohet pas një gjykimi prej tremuajsh.
“I akuzuari ka përdorur të gjitha format e shantazhit, të kërcënimeve dhe të ndikimit tek dëshmitarët, por nuk ja ka arritur,” thonë gjykatësi në fjalën e tij përfundimtare.
Filmi ju sjellë këtë histori në kohën kur në Kosovë është rritur numri i rasteve të dhunës në familje, e që shumë prej tyre po përfundojnë tragjikisht.
TIGRAT