DYLON

Vitia përfituese e projektit të Agjencionit Kadastral të Kosovës për rindërtim të informacioneve kadastrale

Vitia përfituese e projektit të Agjencionit Kadastral të Kosovës për rindërtim të informacioneve kadastrale
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim ushtruesin e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi i takimit ishte informimi i ndërsjellë rreth aktiviteteve që po zhvillohet në institucionet përkatëse në fushën e administrimit të tokës, me theks të veçantë projekti i Agjencisë Kadastrale të Kosovës për rindërtimin e informacioneve kadastrale, ku pos tjerash përfituese është edhe Komuna e Vitisë, respektivisht Zonat Kadastrale Pozharan, Sadovine e Jerlive, Sllatine dhe Zhiti.

Kryetari Haliti ka theksuar se do të angazhohet që ky projekt të finalizohet ashtu siç edhe është paraparë gjatë fazave të implementimit të projektit, duke e ditur se përfitues kryesor nga ky projekt do të jenë vetë qytetarët e Zonave Kadastrale që i nënshtrohen rindërtimit duke i dhënë mbështetje implementimit sa më të mirë të tij.

EkoHigjiena

Ndërkaq Avni Ahmeti, ofroi bashkëpunimin e tij rreth informimit sa më të mirë të qytetarëve rreth përfitimeve që rezultojnë nga implementimi i këtij projekti, me theks të veçantë rreth aktiviteteve që do të kryhet pa pagesë, e që në kushte tjera kanë një kosto për vetë qytetarin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.