Presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka bërë me dije se dekretin presidencial me emrin e kandidatit për kryeministër e ka dërguar zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ja postimi i tij i plotë:
Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. HTH