DYLON

Ismajli: Do ta kujtojmë përgjithmonë veprimtarin Sabit Rexhepi​

Ismajli: Do ta kujtojmë përgjithmonë veprimtarin Sabit Rexhepi​
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të Shoqatës së ish të Burgosurve Politik në Gjilan, Sabit Rexhepi, të hënën është mbajtur mbledhje komemorative, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në organizim të përbashkët me Shoqatën e ish të Burgosurve Politik dhe Shoqatën e Veteranëve të Luftës së UÇK’së.

Në emër të kryetarit Haziri ka folur nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili theksoi se Sabit Rexhepi është veçuar për urtësinë e tij, duke qenë shembull në shoqëri.

“Ai fliste pak, por thoshte shumë, e mbi të gjitha, fjalët e tij do të mbesin përgjithmonë këshillë për ne. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e miqve. Lutemi që ta përballoni këtë dhemje”, ka thënë Ismajli.

EkoHigjiena

Hydajet Hyseni, kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve Politik të Kosovës, ka thënë janë mbledhur për t’ia bërë nderimet e para, por jo të fundit, veteranit të dalluar dhe të shumfishtë, veprimtarit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur për atdhe, liri e drejtësi, Sabit Rexhepi.

Ish komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë se janari i ka marrë njerëzit më të mirë, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, ashtu siç ishte edhe veprimtari Sabit Rexhepi.

Në emër të familjes Rexhepi, ka folur djali i veprimtarit Sabit Rexhepi, Albani, i cili i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen dhe nderimet e fundit që ia kanë bërë babait të tij.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.