Situata e re e krijuar me vënien e taksës prej 100% për produktet nga Serbia, ka vënë në presion Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe konkretisht kryeministrin z.Ramush Haradinaj, nga qarqe të caktuara si nga jashtë dhe brenda vendit.
Nga ajo që shihet në opinionin publik, ky vendim është mirëpritur dhe po përkrahet nga shumica e qytetarëve të vendit, si masë kundrejt Serbisë e cila në çdo formë po e minon dhe saboton shtetësinë e Republikës së Kosovës, nisur nga kjo, ne si qytetar të këtij vendi duhet që të qëndrojmë të pa lëkundur dhe në mbështetje 100% të kryeministrit Haradinaj!
Zërat e fundit të disa zyrtarëve të LDK-sē konkretisht nënkryetarit z.Lufti Hazirit se janë kundër taksës së vendosur, nuk janë gjë tjetër veçse deklarata të dhëna pas një dehje “patriotike” të cilat në sfond kanë vetëm etjen për pushtet dhe hyrjen në hatër tek disa faktor ndërkombëtarë e vendorë.
Parimisht këtë vendim, dhe vendimet tjera që janë në interes vital për vendin, do të duhej ta mbështetë edhe opozita dhe të japin përkrahjen e tyre maksimale për qeverinë dhe mos të dalin me deklarata të pamatura, sepse duhet ta kenë parasysh që ka ardhur koha e vendimeve të mëdha!