DYLON

“Mollëkuqet” rrugëtojnë tutje drejtë sukseseve të reja

“Mollëkuqet” rrugëtojnë tutje drejtë sukseseve të reja
Avatar photo Redaksia

Për shkak të agjendës së ngarkuar publike, një kohë kemi pauzuar në qendrën tonë “MOLLËKUQET”, qendër e cila çdo ditë e më shumë po shënon suksese në rrafshin ndërkombëtar.

Nga: Arta Haziri-Nuhiu

Nga sot, i rikthehemi udhëtimeve jashtë vendit, në shtete të ndryshme duke qenë pjesëmarrëse serioze në festivale internacionale. Viti që po e përmbyllim, ka qenë vit i sukseseve tona, vit i triumfeve, shpërblimeve e medaljeve, me pjesëmarrje në BjelloRusi, Slloveni, Maqedoni etj.

EkoHigjiena

2018-ta nuk do të përmbyllet me kaq, pasiqë qendra jonë “MOLLËKUQET”, do të udhëtoj për në Lituani për të marrë pjesë në festivalin më të madh garues “Kaunas Talent-2018”. E veçanta e këtij festivali është se unë do të jem pjesë e Jurisë së këtij festivali, ndërsa do të jem e shoqëruar nga nxënëset e mia me një talent të rrall, Edisa Ahmedi dhe Ilda Nuhiu.

Kjo pjesëmarrje në këtë festival ndërkombëtar, është përfaqësim i shtetit të Kosovës, ndërsa ne jemi të vendosura që dinjitetshëm ta përfaqësojmë Kosovën, dhe të kthehemi me fitore.

Faleminderojmë Ministrinë e Kulturës për mbështetje, dhe gjithë ata që na qëndruan pran në vazhdimësi.